PERSHKRIMI I PROJEKTIT

Zero Waste Adriatic net for events and festivals” është një projekt nga Adriatic IPA, Programi I Bashkëpunimit Ndërkufitar të Bashkimit Evropian, i projektuar për të krijuar një rrjet eventesh dhe festivalesh me “Zero Mbetje”  (Akronimi i projektit) i bazuar në ueb me ndikim të ulët për mjedisin.

Në zonën e Adriatikut, ekzistojnë evente të ndryshme që tërheqin mijëra njerëz dhe, si rezultat, kanë ndikim pozitiv tek ekonomia vendore. Sidoqoftë, në të njëjtën kohë, këto grumbullime të mëdha shkaktojnë rritje të konsumit të ujit dhe energjisë, bashkë me lloje të ndryshme mbetjesh. Një politikë e qëndrueshme e turizmit mund të arrihet me zbatimin e veprimeve “të gjelbra” për të ulur ndikimin negativ në mjedis të shkaktuar nga grumbullimet e mëdha dhe për të shndërruar mbetjet e filluara nga dyndjet e turistëve në një burim të ri për komunitetet vendore si nga pikëpamja shoqërore edhe ekonomike.

Synimi kryesor i projektit është të arrihet sasia e zero mbetjeve gjatë festivaleve dhe eventeve. Për këtë synim, ICT është një mjet i nevojshëm; ICT konsiderohet nga projekti si një mbështetje strategjike për të përballur ndikimin negativ të dyndjeve të turistëve duke mundësuar mjete për publikun dhe aktorët privat në funksion të organizimit dhe menaxhimit të eventeve dhe festivaleve. Projekti Zero Mbetje ofron mundësinë për të krijuar një rrjet eventesh dhe festivalesh ekzistuese në zonën e Adriatikut, falë zbatimit të metodave të gjelbra nga përdorimi i ICT-së. Zero Mbetje shfrytëzon rezultatet e eksperiencave të disa partnerëve mbi pakësimin e mbetjeve në aktivitetet ekonomike dhe synon matjen e praktikave më të mira me partnerët e tjerë – metodologjitë dhe veprimet konkrete të përfshira.

Zero Mbetje është gjithashtu një mënyrë kulturore e rem që nëpërmjet përdorimit të ICT-së, mund të favorizojë krijimin e vendeve të reja të punës dhe aftësive të reja në zinxhirin e riciklimit në vendet partnere.

 

Objektivat e ZERO MBETJE:

•Krijimi i një aplikacioni ICT të përhershëm si mjet për të shkëmbyer ekspertizë dhe për të nxitur qasshmërinë te shërbimet e informacionit dhe komunikimit

•Përforcimi i kapacitetit të zhvillimit të qëndrueshëm të zonës së Adriatikut nëpërmjet strategjisë së pranuar Zero Mbetje

•Ulja e ndikimit negative të eventeve dhe festivaleve në burimet vendore duke e konvertuar në mundësi për zhvillim të komuniteteve vendore

•Nxitja e një ekonomie turizmi ku konservimi, riciklimi dhe ripërdorimit të jenë fjalët kyçe të një metode kulturore duke zhvilluar paketa turizmi të integruara dhe të specializuara

•Inkurajimi dhe promovimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë si dhe një zhvillim harmonik i qëndrueshëm që krahasohet pak a shumë me zonat me më shumë eksperiencë në Adriatik

Kohëzgjatja e projektit: 33 muaj
Buxheti i projektit

Buxheti total: 1.288.003,58 €